Mjek i pergjithshem
Location:
Elbasan, AL
Date Posted:
11 Feb 2026
Contract type:
Work Type:
On-site
Part Time / Full Time:
Part Time
- Manaxhon komplikacionet që mund të ndodhin gjatë trajtimit
- Plotëson kartelën elektronike për të gjithë treguesit e mësipërm
- Jep ndihmën e parë në rast komplikacione urgjente dhe njofton mjekun reanimator të asistojë rastin
- Ndjek gjendjen e pacientit në përfundim të trajtimit
- Nëse e vlerëson gjendjen kritike informon menjëherë mjekun nefrolog për të vlerësuar dhe organizuar zgjidhjet për daljen nga situata
- Njeh proçesin e punës së makinave të dializës, e të të gjithë pajisieve të tjera që mund të nevojiten në një sallë dialize
- Është udhëheqësi i stafit infermieror për procedurën e dializës si dhe mban të informuar gjatë gjithë kohës nefrologun, nga ana tjetër do të shpërndajë informacionin tek stafi infermieror për të zbatuar udhëzimet fikse nga kompania dhe mjeku nefrolog
- Llogarit dhe mban nën kontrroll peshën e thatë të pacientit
- Në bazë të analizave mujore, përcakton indeksin e URR dhe Kt/V
- Përcakton shtratin e pacientit dhe rregullon ndryshimet e mundshme
- Udhëzon k/infermieren e Qendrës mbi zbatimin e protokollit të marrjes së analizave mujore të pacientëve
- Krijon dhe manaxhon database-n e ekzaminimeve dhe kirurgjive të pacienteve
- Njofton me e-mail financën, për rastet e ekzaminimeve dhe kirurgjive pranë Spitalit Amerikan
- Manaxhon database-n e kryerjes së analizave të pacientëve të Qendrës
- Gjatë seancës së hemodializës, plotëson kartelën infermierore në hapësirën e përcaktuar për të si dhe udhëzon infermierët të aplikojnë medikamente kur është e nevojshme
- Në varësi të disponibilitetit të mjekut nefrolog, kryen në bashkëpunim me të ose vetëm, interpretimin e analizave mujore të pacientit
- Mban kartelë për secilin prej pacientëve si dhe ecurinë e trajtimeve. Këto kartela do të mbahen në kartelë fizike dhe elektronike në sistem të integruar të dhënash e cila do t’i sigurojë historik dhe amamnezë të plotë të pacientit
- Sipas një grafiku javor, njëri nga mjekët e përgjithshëm do të jetë në gadishmëri 24 orë për urgjencat mjekësore të pacientëve si në qendrën e dializës ashtu edhe në familje
- Në rast nevoje për shërbim urgjence në familje, mjeku i përgjithshëm do të shkojë me autoambulancë në shtëpinë e pacientit për dhënien e ndihmës së parë