Infermier

Location: 

Korca, AL

Date Posted:  13 Nov 2024
Contract type: 
Work Type: 

Kujdesi për pacientët në klinikë

Të ruaj standarde të larta të kujdesit ndaj pacientit në klinikë mbi një bazë njëzet e katër orë

  •  Ofron kujdes të drejtpërdrejtë për pacientët njëzet e katër orë duke përdorur Standardet e përcaktuara nga Praktika e Infermierisë.
  •  Zbaton politikat dhe procedurat e shërbimit infermieror dhe të departamenteve të tjera kur kujdeset për pacientët.
  •  Siguron që privatësia dhe konfidencialiteti i pacientit të ruhen në çdo kohë.
  •  Vlerëson gjendjen e pacientit dhe nevojat e infermierisë. Vendos qëllime në bashkëpunim me pacientin dhe persona të tjerët të   rëndësishëm. Ofron ndërhyrjet e duhura të infermierisë për të përmbushur qëllimet. Vlerëson efektivitetin e veprimeve infermierore   me vlerësimin kritik të rezultateve të pacientit.
  •  Administron medikamentet dhe kryen trajtime në përputhje me standardet, politikat dhe procedurat e përcaktuara.
  •  Mban shënime koncize dhe të sakta infermierore.
  •  Bashkëpunon me stafin mjekësor për zbatimin e aktiviteteve multi-disiplinore dhe infermierore për kujdesin ndaj pacientit.
  •  Raporton vëzhgime dhe reagime përkatëse në lidhje me pacientët tek personi i duhur dhe i regjistron ato vëzhgime me saktësi.
  •  Zbaton kërkesat e kryeinfermierit dhe në mungesë të tij/saj personit që e zëvendëson.
  •  Përdor nevojat e kujdesit për pacientët, aftësitë e personelit infermieror dhe kualifikimet si udhëzues kur shpërndahen detyra për   anëtarët e tjerë të ekipit shëndetësor.
  •  Përgatit dhe plotëson në mënyrë të qartë në dosjet infermierore dhe elektronike, të dhënat mjekësore dhe të dhëna të tjera të   nevojshme për të gjithë pacientët të cilëve i ofrohet shërbim shëndetësor.
  •  Kujdeset për shqetësimet dhe problemet mjekësore të pacientit në kohën e duhur.
  •  Përfshihet në edukimin e pacientit për dietën, mjekimet, kujdesin për aksesin vaskular etj.
  •  Është përgjegjës për monitorimin ditor dhe mirëmbajtjen e sistemit të trajtimit të ujit.
  •  Asiston në zona të tjera të Shërbimit të Infermierisë kur kërkohet.
  •  Respekton kodin e veshjes.
  •  Krijon një raport profesional me personelin e klinikës, pacientët dhe familjarët.
  •  Demonstron kompetencë në procedurat e urgjencës siç janë CPR dhe procedurat e tjera.
  •  Mban një mjedis të pastër dhe të sigurt për pacientët, vizitorët dhe kolegët duke ndjekur politikat e kontrollit në rast të zjarrit, sigurisë   dhe infeksionit
  •  Siguron që pajisjet dhe furnizimet të ruhen të pastra dhe të mirëmbahen siç duhet.  

 

Menaxhimi dhe Komunikimi

Bashkëvepron në mënyrë efektive me pacientët, familjarët dhe anëtarët e ekipit për të ruajtur standardet e kujdesit profesional për pacientët, familjet dhe vizitorët

  •  Demonstron ndjeshmëri ndaj besimeve kulturore dhe fetare përmes një qëndrimi të kujdesshëm dhe respektues.
  •  Demonstron aftësi efektive të komunikimit me shkrim dhe verbal duke përdorur terminologjinë e njohur mjekësore.
  •  Promovon marrëdhënie pozitive me stafin dhe pacientët.
  •  Demonstron aftësi efektive të menaxhimit të kohës dhe vendosjes së përparësive në kujdesin ditor të infermierisë.
  •  Përdor furnizimet dhe burimet me kosto efektive.

 

Edukimi

  •  Të jetë i diplomuar në degën "Infermieri" 
  •  të ketë licensë për ushtrimin e profesionit nga Urdhëri i Infermierit

 

Eksperienca

  •  Preferohet me Eksperience

 

Gjuhët dhe aftësitë kompjuterike

  •  Aftësi të mira komunikimi me gojë dhe me shkrim të Gjuhës Shqipe, janë kusht i domosdoshëm
  •  Aftesi komunikimi ne Gjuhën Angleze, përbëjnë avantazh
  •  Njohuri bazë në fushën e Informatikës