Mjek i Përgjithshëm

Location: 

Korca, AL

Date Posted:  13 Nov 2024
Contract type: 
Work Type: 

Mjek I Përgjithshëm është mjeku përgjegjës që; bazuar në ligjet, vendimet dhe rregullat në zbatim për qendrën e hemodializës, në përputhje me strukturën dhe mënyrën e punës së Qendrës, bën planifikimin e veprimtarive mjekësore dhe mundësimin e zbatimit të tyre. Eshtë i pranishëm në sallën e hemodializës, gjatë gjithë kohës së dhënies së shërbimit

Detyra Specifike

 

  • Diagnostikim dhe raportim për:
  •            Terapinë dialitike akute
  •            Rregullim i dozës së mjekimit sipas GFR
  •            Aneminë
  •            Keqfunksionet e kateterit/infeksionet
  •            Ndërlikimet e dializës
  •            Hipertensionin
  •            Hypotenionin
  •            Sëmundjet metabolike të kockave
  •            Manaxhimin e ushqyerjes
  •            Ureminë
  •            Manaxhimi i aksesit vascular/komplikacionet në hemodializë
  • Ndjek dhe menaxhon çdo ditë gjendjen e pacientit
  • Bën vlerësimin e pacientit përpara së të fillojë trajtimin:
  • gjendjen hemodinamike
  • treguesit e dializës
  • aksesin vaskular
  • kontrollon gjendjen e kirurgjive të fundit që pacienti mund të ketë bërë
  • manifestimet për gjakderdhje
  • Mbikqyr pacientin gjatë të gjithë trajtimit
  • Ndjek udhëzimet e dhëna nga mjeku nefrolog
  • Me aprovimin e nefrologut, rekomandon medikamente
  • Manaxhon komplikacionet që mund të ndodhin gjatë trajtimit
  • Plotëson kartelën elektronike për të gjithë treguesit e mësipërm
  • Jep ndihmën e parë në rast komplikacione urgjente dhe njofton mjekun reanimator të asistojë rastin
  • Ndjek gjendjen e pacientit në përfundim të trajtimit
  • Nëse e vlerëson gjendjen kritike informon menjëherë mjekun nefrolog për të vlerësuar dhe organizuar zgjidhjet për daljen nga situata
  • Njeh proçesin e punës së makinave të dializës, e të të gjithë pajisieve të tjera që mund të nevojiten në një sallë dialize
  • Është udhëheqësi i stafit infermieror për procedurën e dializës si dhe mban të informuar gjatë gjithë kohës nefrologun, nga ana tjetër do të shpërndajë informacionin tek stafi infermieror për të zbatuar udhëzimet fikse nga kompania dhe mjeku nefrolog
  • Llogarit dhe mban nën kontrroll peshën e thatë të pacientit
  • Në bazë të analizave mujore, përcakton indeksin e URR dhe Kt/V
  • Përcakton shtratin e pacientit dhe rregullon ndryshimet e mundshme
  • Udhëzon k/infermieren e Qendrës mbi zbatimin e protokollit të marrjes së analizave mujore të pacientëve
  • Krijon dhe manaxhon database-n e ekzaminimeve dhe kirurgjive të pacienteve
  • Njofton me e-mail financën, për rastet e ekzaminimeve dhe kirurgjive pranë Spitalit Amerikan
  • Manaxhon database-n e kryerjes së analizave të pacientëve të Qendrës
  • Gjatë seancës së hemodializës, plotëson kartelën infermierore në hapësirën e përcaktuar për të si dhe udhëzon infermierët të aplikojnë medikamente kur është e nevojshme
  • Në varësi të disponibilitetit të mjekut nefrolog, kryen në bashkëpunim me të ose vetëm, interpretimin e analizave mujore të pacientit
  • Mban kartelë për secilin prej pacientëve si dhe ecurinë e trajtimeve. Këto kartela do të mbahen në kartelë fizike dhe elektronike në sistem të integruar të dhënash e cila do t’i sigurojë historik dhe amamnezë të plotë të pacientit
  • Sipas një grafiku javor, njëri nga mjekët e përgjithshëm do të jetë në gadishmëri 24 orë për urgjencat mjekësore të pacientëve si në qendrën e dializës ashtu edhe në familje
  • Në rast nevoje për shërbim urgjence në familje, mjeku i përgjithshëm do të shkojë me autoambulancë në shtëpinë e pacientit për dhënien e ndihmës së parë

 

Kualifikimet

Edukimi

  • I Diplomuar ne Mjekësi te Përgjithshme.

Experienca

  •  Te pakten 2 vite experience.

 

Gjuhët

  • Te kete aftesi te mira komunikuese ne Anglisht

IT

Njohuri te mira te programeve Office dhe aftesi bazike kompjuterike