Mjek Nefrolog

Location: 

Vlorë, AL Lezha, AL Elbasan, AL Shkodër, AL Korca, AL

Date Posted:  30 Oct 2024
Contract type: 
Work Type: 

Mjek Nefrolog/Drejtues Mjekësor i Qendrës  është mjeku përgjegjës që, bazuar në ligjet, vendimet dhe rregullat në zbatim për Qendrën e Hemodializës, në përputhje me strukturën dhe mënyrën e punës së Qendrës, bën planifikimin e veprimtarive mjekësore dhe mundësimin e zbatimit të tyre. Asiston mjekët e përgjithshëm në rutinën e tyre të përditshme. Gjithashtu është mjeku përgjegjës për koordinimin e shërbimit mjekësor me shefat e shërbimeve dhe mjekëve specialistë të Spitalit Rajonal.

Detyra Specifike

  • I pranishëm në qendrën e dializës çdo ditë
  • Përgjegjës për çdo aktivitet mjekësor në qendër
  • Menaxhon dhe drejton problematikat e aksesit vaskular
  • Menaxhon dhe trajton problematikat e ekuilibrit fosfo-kalçik
  • Menaxhon dhe orienton trajtimin e anemisë
  • Menaxhon nutricionin tek pacientët me Hemodializë
  • Menaxhon mjekimin e tensionit
  • Menaxhon dozën e mjekimit sipas GFR
  • Menaxhon ndërlikimet e dializës
  • Vlerëson gjendjen e pacientit; vendos për specifikat e trajtimit të dializës: rekomandim sipas protokolleve për trajtim e pacientëve me medikamentet shtesë
  • Vëzhgon punën e mjekëve të përgjithshëm, infermierëve gjatë gjithë kohës
  • Bën konsulta të pacientëve permanent kur kërkohet nga pacientët apo kur e shikon të nevojshme
  • Realizon kontroll mujor për të gjithë pacientët dhe plotëson çdo kartelë elektronike me konsultën Nefrologjike
  • Mban përgjegjësi mbi zbatimin e protokolleve apo rregulloreve në lidhje me nivelin e kujdesit dhe sigurinë e pacientit
  • Percakton për cdo pacient kohëzgjatjen dhe frekuencën e marrjes së shërbimit të hemodializës
  • Përcakton dhe justifikon rastet e seancave më pak ose më shumë se 3herë/javë dhe kohëzgjatje 4 orë
  • Mirëmban ndërlidhje të vazhdueshme mes qendrës së dializës dhe stafit menaxherial
  • Mban përgjegjësi për zbatimin e protokollit të hemodializës miratuar me urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë Nr. 258, dt 17.06.2014

 

Edukimi

  • I Specializuar ne Nefrologji.

Experienca

  •  Te pakten 2 vite experience.

 

Gjuhët

  • Te kete aftesi te mira komunikuese ne Anglisht

IT

  • Njohuri te mira te programeve Office dhe aftesi bazike kompjuterike.